Barça, Lewandowski humbet ndeshjen e kthimit kundër Atleticos

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Lajm i keq për Barcelonën në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madrid. Robert Lewandowski do të përjashtohet nga ndeshja e së martës në mbrëmje, në të cilën Blaugranët kanë një detyrë shumë të vështirë pas humbjes 4-0 në Metropolitano.

Klubi katalanas njoftoi zyrtarisht se sulmuesi polak pësoi një frakturë në fytyrë në ndeshjen e ligës kundër Villarrealit. Testet e kryera kanë zbuluar një frakturë në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të tij të majtë.

Në komunkatën e klubit, ndër të tjera thuhet: Testet e kryera sot diagnostikuan një frakturë kocke në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të tij të majtë. Lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së martës kundër Atlético Madrid”.

Stafi mjekësor i Barcelonës nuk ka specifikuar një kohë rikuperimi. Shumë do të varet nga përparimi i frakturës, reagimi i lojtarit ndaj trajtimit në ditët në vijim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme