Barça nuk fal, Atletiko jashtë zonës Champions

Spanjë | 3 vite më parë

Në ndeshjen e javës së 29-të të La Ligës, Barcelona mundi 3-0 Atletico Madrid në Wanda Metropolitano dhe ngjitet në vendin e dytë, duke kaluar Girona-n, tani në -2. Një ndeshje që u zhbllokua nga ish-i i madh,  Joao Felix (38′), ndërsa trajneri Xavi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Lewandowski (47′) që dyfishoi shifrat, ndërsa goli i tretë u shënua nga Fermín López (75′). Colchoneros aktualisht janë jashtë zonës së Champions League, duke u pozicionuar në vendin e 5-të në kuotën e 55 pikëve, një më pak se Bilbao e vendit të katërt. Barcelona në vend të dytë ndodhet në kuotën e 64 pikëve, 8 më pak se Reali i vendit të parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme