Barça vazhdon të fluturojë me Raphinha e Yamal

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Java e 17-të e La Ligës konfirmon Barcelonën si udhëheqëse, me fitoren e tyre të tetë radhazi pas humbjes në El Clasico. Flick dhe skuadra e tij janë të pandalshëm, duke mposhtur Villarrealin 2-0 pavarësisht disa gabimeve në mbrojtje. Raphinha zhbllokoi sfidën me një penallti në minutën e 10-të, ndërsa Yamal vulosi fitoren në minutën e 53-të.

Kështu katalanasit vazhdojnë të fitojnë, duke u mburrur me shifra të pabesueshme: 46 pikë dhe pesëmbëdhjetë fitore në 18 ndeshje të La Ligës, 51 gola të shënuar dhe një epërsi prej 4 pikësh ndaj Real Madridit.

Ndërkohë, Villarrealit i është ndërprerë seria e fitoreve, duke rënë në vendin e katërt me 35 pikë. Atlético i ka kaluar, por Amarillo Submarino ka luajtur dy ndeshje më pak se tre të parat në ligë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme