Barcelona blindon Cubarsin, 17-vjeçari rinovon deri në vitin

Spanjë | 2 vite më parë

Pau Cubarsi është xhevahiri i fundit që arriti të zbulohej te Barcelona. Mbrojtësi i lindur në vitin 2007 u lançua nga Xavi Hernandez në mes të sezonit dhe u bë menjëherë një gur themeli i ekipit të parë.

Klubi katalanas vendosi ta blindojë lojtarin, me një rinovim të kontratës deri në vitin 2027 dhe një klauzolë monstruoze me vlerë 500 milionë euro.

Kjo është deklarata zyrtare me të cilën klubi spanjoll njoftoi rinovimin e kontratës me Cubarsin: “FC Barcelona dhe lojtari Pau Cubarsí kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij, e cila do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027. Klauzola e pagës së largimit do të jetë 500 milionë euro. Mbrojtësi i Barcelonës nënshkroi kontratën e tij të re të enjten në mëngjes”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme