Barcelona, Laporta: Tripleta? Po punojmë shumë mirë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli me gazetarët në aeroport pas kthimit nga Dortmundi, pasi arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve: “Tripleta? E vetmja gjë që mund të them është se po punojmë shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me përkushtimin e lojtarëve, talentin, mënyrën mjeshtërore në të cilën Hansi Flick po udhëheq ekipin tonë. Dhe e vërteta është se Barça është një kënaqësi”.
“Ekipi është i fortë. Duhet të kontrollohet çdo detaj, megjithatë jam shumë i kënaqur me këtë sezon. Një nga pikat e rëndësishme që kemi përmirësuar ishte pamja fizike. E cila nuk është e vetmja sepse gjithçka që po bën Barça është e mirë, ne po luajmë shumë mirë, po luajmë në një mënyrë që njerëzit e pëlqejnë. Ky ekip po ndjek thelbin e Barcelonës”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




