Barcelona mund Valladolid, Messi mund Pele

Spanjë | 6 vite më parë

Barcelona ka arritur të marrë një fitore 3-0 në transfertë përballë Valladolid. Një sfidë e interpretuar në mënyrën e duhur nga katalanasit, por në këtë rast ajo që ia rrëmben hijeshinë kësaj fitorja është rekordi i Messi-t. Argjentinasi është autori i goli të tretë për skuadrën e tij, duke u ngjitur në kuotën e 644 golave të shënuar me fanellën e Barcelonës, një më shumë se legjenda Pele, i cili ka 643 me fanellën e Santos .

Përsa i përket sfidës, katalanasit arritën të gjejnë golin e parë në minutën e 21-të me Lenglet, në një aksion që mban firmën e Messi-t. Më pas, Braithwaite dyfishoi në minutën e 35-të. Ndërsa llogaritë në këtë ndeshje u mbyllën nga argjeninasi, i cili me thjeshtësinë e tij të admirueshme dërgoi topin në rrjetë për 3-0.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe mban vendin e pestë, ndërsa Valladolid mbetet në vendin e tretë nga fundi në kuotën e 14 pikëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme