Barcelona: mungon Messi, mungon fitorja, 1-1 me Eibar

Barcelona hedh një hap të gabuar në ndeshjen e fundit për vitin 2020. Katalanasit, pa praninë e Messi-t në fushën e lojës, nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Camp Nou” përballë Eibar.
Një sfidë që mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër pas disa minutash nëse Braithwaite nuk do të kishte gabuar një 11-metërsh në minutën e 8-të. Në 57’ Kike çuditërisht çon baskët përpara. Dembélé barazoi dhjetë minuta më vonë.
Messi ishte i detyruar të ndiqte sfidën tribunat në Camp Nou pasi mori një goditje në fitoren e katalanasve ndaj Real Valladolid para Krishtlindjeve, ndërsa skuadra e tij pavarësisht lojës së krijuar, u “shpërblye” me një pikë.
Barça aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në klasifikim, vetëm një pikë larg zonës Champions, por 7 pikë prapa dyshes kryesuese Atlético-Real, me skuadrën e trajnerit Simeone që ka dy ndeshje më pak.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




