Barcelona synon të blindojë Yamal, gati kontrata 6-vjeçare dhe

Spanjë | 2 vite më parë

Lamine Yamal është një nga yjet e Barcelonës, i rilindur falë Hansi Flick dhe një sulmi atomik i përbërë gjithashtu nga Raphinha dhe Robert Lewandowski. Një treshe vërtet fantastike, por janë shifrat e të riut spanjoll ato që bëjnë përshtypje më së shumti: ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. Shifra që ilustrojnë rëndësinë e tij brenda grupit.

Drejtuesit e klubit blaugrana e dinë mirë këtë dhe janë gati të blindojnë talentin: sipas El Chiringuito, Barça do t’i kishte ofruar Yamal një kontratë të re 6-vjeçare, e cila mund të nënshkruhet pasi lojtari të mbushë 18 vjeç vitin e ardhshëm, më 13 korrik. Në marrëveshje, padyshim, do të ketë një klauzolë të re largimi prej 1 miliard eurosh.

Ideja është e qartë, që të mbrohen nga sulmet e klubeve të interesuara për fenomenin, veçanërisht nga PSG. Pak ditë më parë Enric Masip, këshilltari i Joan Laporta-s, zbuloi se klubi i Al-Khelaïfi kishte ofruar 200 milionë euro verën e kaluar për Yamal, i cili ka kontratë që skadon në qershor 2026.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme