Basha me demokratët e Peqinit: T’i shkojmë deri në fund luftës për demokraci!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi sot mbështetjen nga demokratët e Peqinit dhe Paskuqanit për t’i besuar drejtimin e PD-së edhe në katër vitet e ardhshme.  Zoti Basha bëri thirrje për bashkim, për t’ia kthyer vendin qytetarëve e për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci.” Ajo që duhet të bëjmë është që përmes pjesëmarrjes masive të tregojmë forcën tonë, faktin që jo vetëm nuk jemi në gjunjë por jemi kokë lartë, se betejën e kemi bërë me vlera dhe janë të tjerë njerëz që duhet të jenë më kokën poshtë në Peqin, Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë për atë që iu kanë bërë qytetarëve të tyre. Duhet të dalim nga kjo betejë mendjendarë e jo të çoroditur. Duhet të dalim nga kjo betejë të vendosur e të bashkuar siç jemi, për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci”, tha Basha.
Lideri demokrat Basha theksoi edhe një herë se 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë. “E pra 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë. Në 25 prill shumica ka vendosur ndryshimin dhe një pakicë i është mbivendosur me mekanizmin më pervers, më gjigant, dhe më të kudo shtrirë, të shkrirjes se  partisë me shtetin, siç e thotë raporti i OSBE-ODHIR, dhe të bashkëpunimit me kartelat e drogës dhe bandave të krimit të organizuar. Kjo nuk është demokraci”,tha Lideri demokrat.
Kandidatet për postin e Kryetarit  të Partisë Demokratike mbyllen sot fushatën për zgjedhjet që do të mbahen ditën e dielë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme