Basha me studentët e mjekësisë, premton pagë 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët

“Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të marrë si vendim të parë rritjen e pagave të mjekëve dhe infermiereve” tha sot Kryedemokrati Lulzim Basha studentëve të mjekësisë. Lideri demokrat Basha tha se synon që pagat e mjekëve të shkojnë 1200 euro ndërsa të infermiereve 700 euro.
“Ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore. Si ta ndalim këtë? Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar. 7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim. Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme.” deklaroi kreu i PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




