Basha përkujton masakrën e Srebrenicës, PD, rezolutë në Kuvend për genocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujtoi sot masakrën e Srebrenicës, duke e konsideruar një akt genocidal që duhet të njihet dhe dënohet nga gjithë bota. Në një reagim, Basha tha se Partia Demokratike do të paraqesë në Kuvend një rezolutë. “Masakra e Srebrenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, – shprehet lideri demokrat Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




