Bashkia e Lezhës ndërhyn në sistemin e kullimit të tokave për të shmangur përmbytjet

Sociale | 2 vite më parë

Duke shfrytëzuar ditët me kohë të mirë drejtoria e bujqësisë pranë bashkisë Lezhë po punon për përmirësimin e sistemit të kullimit në gjithë njësitë administrative. Mjetet, kryesisht janë përqendruar në njësitë administrative Dajç, Blinisht, Balldre dhe Tale. 

“Nga viti 2019 deri në fillim të vitit 2024 kemi hapur rreth 500 km kanale kulluese të cilat shërbejnë për kullimin e 9 mijë hektarëve tokë”, u shpreh Gjeke Makaj, drejtor i bujqësisë ne bashkinë Lezhë.

Ndërhyrja ndër vite duke përmirësuar sistemin e kullimit në një sipërfaqe prej mbi 9 mijë ha tokë bujqësore e ka minimizuar fenomenin e përmbytjeve.

Deri në fundin e këtij vitit parashikohet që të hapen e vihen në efiçencë të plotë afër 150 km kanale të dyta e të treta kulluese duke përmirësuar sistemin e kullimit në një sipërfaqe toke bujqësor prej afër 700 ha.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme