Basketboll, emocione në takimin Vëllaznimi-Trepça

Basketboll | 4 vite më parë

Ndeshje jashtëzakonisht interesante u zhvillua ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës në Basketboll për Superligën e Kosovës. Një situatë sa e pazakontë ndodhi në palestrën sportive ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Në momentin ku spikeri i pallatiti të sportit bëri thirrje që të këndohej himni i Kosovës nisën një lumë vërshëllimash, në shenjë refuzimi. Të dy tifogrupet nisën të këndonin himnin kombëtar së bashku me basketbollistët…

Tifozët e Vëllaznimit të njohur me emrin e tyre ‘Kuqezinjët e Jakovës’ prej vitesh përkrahin Shqipërinë edhe në futboll. Në fund, ndeshja përfundoi me shifrat 75-72 për klubin nga  Gjakova që arriti fitoren e tretë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme