Bayern dominon Werderin, Olise protagonist absolut

Në javën e katërt të Bundesligës, Bayern fitoi 5-0 ndaj Werder Bremenit, falë Olise. Francezi ishte protagonisti i padiskutueshëm për skuadrën bavareze, falë dy golave (23′ dhe 60′) dhe po aq asistimeve: Musiala (32′) dhe Kane (57′) përfituan nga pasimet fituese nga ish-lojtari i Crystal Palace. Gnabry (65′) kompletoi suksesin 5-0.
Një tjetër paraqitje e shkëlqyer nga Bayern në startin e kampionatit. Bavarezët mbeten me pikë të plota pas katër javësh, duke kryesuar Bundesligën me 12 pikë. Werder Bremen ka ngecur në 5.
Freiburg gjithashtu bëri mirë (3-0 ndaj Heidenheim). Bochum dhe Kiel gjejnë pikët e para, në një ndeshje që u mbyll në barazim 2-2.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




