Bayern, Goretzka flet hapur: Dua të largohem për t’u rritur

Milani e ka marrë në konsideratë për verën e ardhshme, por Leon Goretzka është i tunduar nga mundësia e largimit nga Bayern gjashtë muaj para se të skadojë kontrata e tij për t’u bashkuar me Atletico Madridin.
Në një intervistë, vetë lojtari foli për të ardhmen e tij dhe mundësinë e largimit nga Gjermania: “Ndryshimi i kampionatit është padyshim një mundësi. E gjej emocionuese të shkoj jashtë vendit. E kam menduar dy herë në të kaluarën dhe me vetëdije zgjodha të mos e bëj deri më tani”.
“E di që jam në një zonë rehatie në Mynih. Një kalim jashtë vendit do të ishte gjithashtu një hap i rëndësishëm për rritjen time personale. Përjetimi i diçkaje të re do ta pasuronte jetën time”.
Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2026. Sipas Sky Sport në Gjermani, Atletico Madrid ka bërë një ofertë prej 5 milionë eurosh për ta liruar atë para se të skadojë marrëveshja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




