Bayern-Leverkusen, Xabi Alonso: Nuk ka më presion për ne

Të shtunën në orën 18:30 të gjithë do të jenë para TV për të parë ndeshjen e parë të madhe të sezonit të Bundesligës mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, përkatësisht i pari dhe i dyti në renditje. Ndeshja, s’ka nevojë të thuhet, premton të jetë e nxehtë duke pasur parasysh dopietën e fituar nga “Aspirinat” sezonin e kaluar dhe vitin zhgënjyes të bavarezëve.
Xabi Alonso, trajneri i Leverkusenit, prezantoi ndeshjen në konferencën për shtyp: “Është një ndeshje e rëndësishme, ndoshta më e vështira e sezonit të Bundesligës. Pritja është e madhe. Ne duam të luajmë mirë, të jemi konkurrues. Ne e dimë se për të marrë diçka nga Allianz Arena kemi nevojë për një paraqitje pothuajse perfektë”.
“Nëse ka ndryshuar presioni ndaj nesh? Jo, është ndeshja e pestë, ka edhe 30 të tjera. Ne jemi të fokusuar vetëm në Allianz Arena të Bayernit dhe nuk ka më presion për ne këtë sezon”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




