Bayern mbyll portat për Haaland: Ne kemi më të mirën në botë

E gjithë Europa ëndërron Erling Haaland. E gjithë Europa, përveç Bayern Munchen, që përmes gojës së CEO të klubit, Karl-Heinz Rummenigge, largon thashethemet e tregut që bavarezët janë të interesuar për sulmuesin e Dortmund: “Nga vijnë këto thashetheme? Nuk e di – tha Rummenigge – Unë mund të them vetëm një gjë: ne kemi lojtarin më të mirë në botë në këtë pozicion: Robert Leëandoëski ka një kontratë deri në vitin 2023 “.
“Unë jam i bindur se me profesionalizmin e tij, mënyrën se si ai stërvitet dhe mënyrën se si ai kujdeset për trupin e tij, fundi është ende larg”, vazhdoi Rummenigge duke folur për Bild në lidhje me sulmuesin polak, i cili është dëmtuar me përfaqësuesen dhe me shumë mundësi do të jetë i detyruar të humbasë përballjen e dyfishtë në Champions League kundër PSG.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




