Bayern ortek kundër Mainz, Leipzig zhyt Leverkusenin

Gjermani | 4 vite më parë

Bayern shpërthen në Allianz Arena, 6-2 përballë Mainz dhe në krye të Bundesligës për një natë, duke pritur që Union Berlin të luajë nesër. Pjesa e pare, tipike për formacionin e Nagelsmann, që kalon pas pesë minutash në avantazh. Trekëndëshi mes Mané dhe Gnabry çon në golin e anësorit gjerman, i cili hyn në zonë dhe mposht Zentner. Bayern dominon, por Mainz ka shansin të barazojë me Burkardt, i cili godet në mënyrë të gabuar. Gol i gabuar dhe gol i pësuar, sepse në të 27′ vjen magjia e Musialës, 2-0.

Miqtë reagojnë edhe një herë për golin e pësuar, duke goditur traversën dhe shtyllën në të njëjtin aksion, por në minutën e 43-të është Mane që trefishon nga pika e penalltisë. Mainz humbet një penallti në fundin e pjesës së parë, por arrin të shënojë me Ëidmer duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-1. Në pjesën e dytë Goretzka 58’ dhe Tel 79’ thellojnë epërsinë e bavarezëve. Ingvartsen 82’ ngushëllon Mainz me golin e shënuar, përpara se  Choupo-Moting 86 të kompletojë fitoren 6-2.

Vazhdon dhe përkeqësohet kriza e Bayer Leverkusen, e cila bie edhe ndaj RB Leipzig dhe tashmë është e treta nga fundi në -2 nga zona e qetë e Bundesligës. Nkunku në minutën e 42-të dhe Ëerner në të 83-ën firmosën suksesin e Leipzig. Përfundon 2-0 dhe është moment shumë i vështirë për Leverkusenin, i kaluar nga Shtutgarti dhe i treti nga fundi me 9 pikë në 12 ndeshje. Involucion i vazhdueshëm për aspirinat, vetëm 4 pikë në 4 sfida për Xabi Alonson.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme