Bayern si ortek, gjashtë gola kundër Verderit! Dortmundi bie

Gjermani | 4 vite më parë

Bayern pa mëshirë ndaj Werder Bremen, një ortek golash mbërrin në javën e 14-të të Bundesligës. Skuadra e Nagelsmann arrin të sigurojë një fitore të thellë me rezultatin 6-1. Musiala, Gnabry (tre gola), Goretzka dhe Tel. Di Jung shënoi golin e flamurit për miqtë, që solli dhe barazimin momenta. Ndërkohë,  Choupo-Moting humbi edhe një penallti për Bayernin.

Një mbrëmje për tu harruar për Borussia Dortmundit që bie 2-0 në Wolfsburg: Van de Ven e zhbllokon dhe Nmecha e mbyll. Konfirmim në shtëpi për Bochum, që palos 2-1 Moenchengladbach me golat e Antëi-Adjei dhe Hofmann (goli i Plea është i kotë). Shtutgarti mundi Hertha Berlin 2-1 falë golit të Mavropanos në minutën e 98-të, ndërkohë që më parë kishin shënuar Guirassy 3’ për vendasit dhe Lukebakio 19’ për miqtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme