Bayern titullin, Dortmundi në Championsm ja të gjitha verdiktet e Bundesligës

Me pesë golat e sotëm kundër Këlnit, Bayern e mbyll sezonin e Bundesligës me 122 gola (Kane shënoi 36) dhe një diferencë golash prej +86, shifra që shpjegojnë qartë dominimin e ekipit të Kompany në ligë.
Titulli ishte vendosur prej javësh, por para 90 minutave të fundit të sezonit, shumë vendime ishin ende në ajër, si në lidhje me futbollin evropian ashtu edhe me rënien nga kategoria, kështu që le të hedhim një vështrim më të afërt.
Titulli kampion: Bayern
Në Ligën e Kampionëve: Borussia Dortmund, Leipzig dhe Stuttgart (që barazoi 2-2 me Eintracht Frankfurt për të siguruar vendin e katërt)
Në Ligën e Evropës: Hoffenheim (sot u mund 4-0 nga M’gladbach) dhe Bayer Leverkusen (1-1 me Hamburgun)
Në Konferencë: Freiburg (do të luajë finalen e Ligës së Evropës dhe mund të bëhet skuadra e pestë gjermane në Ligën e Kampionëve)
Rënie nga kategoria: St. Pauli (sot u mund 3-1 në shtëpi kundër Ëolfsburg) dhe Heidenheim (i cili sot humbi 2-0 nga Mainz)
Në ndeshje play-off: Wolfsburg
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




