BE miraton 3 miliardë euro financim për Ukrainën

Europë | 1 orë më parë

Këshilli i BE-së ka bërë të ditur se do të financojë me 3 miliardë euro Ukrainën. Sipas njoftimit, gati 800 milionë euro të kësaj pakete do të jepen për herë të parë si kredi përmes programit “Ukraine Support Loan”.

Pagesa e miratuar sot është rezultat i përmbushjes me sukses të dhjetë treguesve të performancës nga ana e Ukrainës. Deri më sot, Ukraina ka përmbushur 84 nga 95 hapat e parashikuara në Plan, që përbën rreth 88% të kërkesave të kësaj faze,” thuhet në deklaratën e Këshillit të BE-së.

Këshilli i BE-së rikujtoi se financimi nga “Ukraine Facility” synon forcimin e stabilitetit makrofinanciar, mbështetjen e rikuperimit dhe modernizimit të Ukrainës, sigurimin e funksionimit të pandërprerë të qeverisë dhe promovimin e reformave.

Për më tepër, Këshilli i BE-së sot ndryshoi Planin e Ukrainës për të përfshirë një kontribut vullnetar financiar nga Norvegjia prej 1 miliardë korona norvegjeze, rreth 92 milionë euro ose 105 milionë dollarë në formë granti.

“Ukraine Facility “lejon kontribute vullnetare nga shtetet anëtare të BE-së, vende të treta dhe organizata ndërkombëtare. Vitin e kaluar, Suedia bëri kontribute shtesë vullnetare që arritën mbi 253 milionë euro (rreth 288 milionë dollarë).

Norvegjia është bërë vendi i parë jo-anëtar i BE-së që kontribuon në komponentin e parë të programit (Pillar I), i cili mbështet Ukrainën përmes Planit për Ukrainën.

Kohët e fundit, Mbretëria e Bashkuar kontribuoi me mbi 17 milionë euro (rreth 19 milionë dollarë) në komponentin e dytë — Kuadrin e Investimeve për Ukrainën.

Ukraina rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të 29,5 miliardë dollarëve financim ndërkombëtar nëse deputetët nuk miratojnë në kohë legjislacionin e nevojshëm.

Kryeministri Serhii Koretskyi ka thënë se financat publike të vendit po afrohen në një situatë kritike. Kriza e vazhdueshme buxhetore do të thotë se Ukraina nuk mund të mbulojë të gjitha shpenzimet e nevojshme. Financimi aktualisht është i disponueshëm vetëm për fushat më thelbësore.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme