Beckham, ish-makina e tij nxirret në shitje për një shifër rekord

David Beckham, protagonist në botën e futbollit dhe jo vetëm. Ish-futbollisti, tan i president i Inter Miami, skuadër e MLS-së, është kthyer të jetë në qendër të vëmendjes. Këtë herë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, nëpërmjet asaj që ka qenë një makinë e tij. Një Aston Martin AMV8 Volante e mrekullueshme, e nxjerrë në shitje për 500 mijë euro. Sipas shtypit anglez, ish-makina e yllit të Manchester United është nxjerrë në shitje në Angli. Beckham e ka mbajtur mjetin për 15 vite dhe shpesh është parë në drejtim të makinës me gruan Victoria. Janë realizuar vetëm 78 modele të tillë dhe kjo e rrit vlerën e makinës që është riparuar nga specialistët e shtëpisë automobilistike para se të nxirrej në shitje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





