Begaj mesazh Presidencës Qipriote: Kohë vendimtare, të mbyllim kapitujt e parë

Politikë | 10 muaj më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur marrjen e Presidencës së rradhës të Bashkimit Evropian nga Qiproja për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Përmes një mesazhi në rrjetin social X, Begaj u shpreh optimist se ky mandat do të shënojë përparim real për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj nënvizoi se pritshmëritë janë të larta për ecurinë e negociatave.

“Shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian,” shkroi Begaj, duke vënë theksin te nevoja për rezultate konkrete gjatë udhëheqjes qipriote.

Kreu i Shtetit vlerësoi se Qiproja merr timonin e BE-së në një kontekst gjeopolitik kompleks për Evropën dhe botën. Megjithatë, ai shprehu bindjen se prioritet i kësaj presidence do të mbetet zgjerimi, si një mjet për të garantuar stabilitetin në rajon.

“Shqipëria i uron suksese dhe arritje të mbara Presidencës Qipriote të BE-së për gjysmën e parë të vitit 2026, në këto momente shumë të rëndësishme për Evropën dhe të gjithë botën. Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të përqendrohet në procesin e integrimit evropian për vendet e BP-së dhe shpresojmë që Shqipëria të fillojë të mbyllë kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim të plotë në BE.”, shkruan Presidenti Begaj në rrjetin social X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme