Begaj, takim me të moshuar me kontribute në qytetin e Kavajës: Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj ndau nga qyteti i Kavajës emocionet e fëmijërisë me persona të moshës së tretë gjatë një dreke që ai shtroi për ta me rastin e festave të fundvitit.
Gjatë bisedës me ta, Begaj theksoi se takime të tilla duhet të shërbejnë për sjelljen e të rinjve ndaj prindërve dhe brezave që kanë lënë gjurmë në shoqëri.

“Sot është emocion tjetër, i veçantë, për faktin që unë takoj intelektualë të ndryshëm në kategori të ndryshme arsimore e kulturore të qytetin tonë. Është v. Shpresoj shumë që ky takim të jetë një lloj kujtimi i bukur për ne të gjithë. Siç keni bërë ju me prindërit tuaj, të bëjmë edhe ne për prindërit tanë, t’i kujtojmë, t’i nderojmë e respektojmë, dhe fëmijëve t’u japim një shembull se si duhet të sillen me prindërit e gjyshërit. Ashtu si në dhjetorin e vitit të parë të tij si President i Republikës, kur vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë, edhe sot Kreu i Shtetit shprehu vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e brezave të mëparshëm, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e tij për të qëndruar pranë qytetarëve. unë ju premtoj se së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Fisnik Qosja, do të bëjmë gjithçka që duhet për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Kavajës. Më konsideroni njërin prej jush”, tha Begaj.
Bajram Begaj, uroi festa të gëzuara për bashkëqytetarët e Kavajës:
“Një vit të ri sa më të mbarë për të gjithë, me shëndet, me lumturi e begati, dhe qofshim kështu bashkë gjithmonë!”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




