Begaj takon arbëreshët e Lombardisë: Mirënjohje për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare

Aktualitet | 9 muaj më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano një takim me një përfaqësi të arbëreshëve që jetojnë dhe punojnë në zonën e Lombardisë. Gjatë vizitës së tij, Kreu i Shtetit ndaloi në shkollën shqipe “Dora e Pajtimit”, ku vlerësoi kontributin e mësuesve të gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Në një postim, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për përkushtimin e tyre në mbajtjen bashkë të komunitetit shqiptar në Itali dhe në forcimin e lidhjeve me Shqipërinë, përmes përcjelljes së gjuhës amtare, traditave dhe kulturës shqiptare te brezat e rinj.

“Sot, në shkollën shqipe “Dora e Pajtimit” në rajonin e Lombardisë. Mirënjohje për veprimtarët, mësuesit e gjuhës shqipe, që punojnë me zemër për të mbajtur bashkë komunitetin shqiptar në Itali, për të ruajtur lidhjet me Shqipërinë përmes përcjelljes së gjuhës amtare, traditave e kulturës sonë te fëmijët”, shkruan Begaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme