Belgjika, Lukaku rrezikon Kupën e Botës

Uncategorized | 4 vite më parë

Lukaku rrezikon gjithnjë e më shumë të humbasë Botërorin në Katar. Nga dëmtimi i 28 gushtit e deri më sot, sulmuesi belg ka luajtur vetëm rreth 20 minuta me fanellën e Interit (ato kundër Viktoria Plzen në Champions League i shtohen atyre në kampionat kundër Sampdorias) që sjellin kështu përllogaritjen totale me 256 minuta aktivizim.

Një kalvar i vërtetë vuajtjesh që tashmë duket se mund t’i mohojë edhe prezencën në kombëtare. Lukaku tani është në luftë me kohën, duke pasur parasysh se rikuperimit klinik i shtohet nevoja për të rikuperuar një formë fizike të dëmtuar. Nëse do të grumbullohet apo jo Lukaku do të vendoset në fundjavë, por orët e fundit trajneri i Belgjikës Roberto Martinez, duke folur për L’Equipe, ishte shumë i qartë.

“Lukaku nuk është i disponueshëm për momentin. Është në duart e mjekëve. Nëse ai është në gjendje të marrë pjesë në një nga tre ndeshjet e para. Ai është sigurisht një lojtar që na duhet. Nëse nuk mundet, nuk do të jetë me ne”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme