Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me incidentin e ndodhur në ambientet e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, ku është grisur flamuri i Izraelit.
Berisha e cilësoi ngjarjen si një “akt kriminal ekstremist dhe antisemit”, duke e dënuar me forcë veprimin.
Ai theksoi se ky akt bie ndesh me ndjenjat e miqësisë dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë popullin shqiptar me atë izraelit.
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”, shkruan Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




