Berisha në Kuvend: Të rikthehet subvencioni i naftës për fermerët dhe transportin publik
Subvencioni i naftës për fermerët dhe për transportin publik ka qenë në fokus të fjalës së mbajtur nga kreu demokrat Sali Berisha në nisje të seancës plenare. Ai kërkoi nga foltorja e Kuvendit rikthimin e ligjit për subvencionin e naftës duke hequr taksat për fermerët dhe transportin publik.
“Të vendosim këtu të rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr ndaj saj çdo taksë, jo vetëm për fermerët, por dhe transportin publik.
U pakësuan me 40% autobusët e linjave. Ndaj dhe të bëjmë këtu një dnërhyrje urgjente që të subvencionohen fermerët”, deklaroi Berisha.
Ky i fundit akuzoi më tej kreun e qeverisë për mashtrim gjatë takimit që ai mbajti me socialistët në Lushnje ku sipas Berishës, tha se Europa nuk subvencionon naftën.
“ Ky parlament duhet ti japë zgjidhje çështjes së naftës. Kreu juaj ju deklaroi socialistëve në Lushnje se Evropa nuk subvencionon naftën, mashtrim i turpshëm. Ju bëni skllavin këtu. Sfidoj çdo njeri të gjej një vend të vetëm anëtar të BE-së që të mos subvencionoj naftën për fermerët. Gjermanin e rriti këtë vit subvencionin.
Ai bëri një akt cinik, një mashtrim ndaj rreth 40% të shqiptarëve që janë pjesa që djersin më shumë, që sakrifikon më shumë, qoftë për kafshatën, qoftë për prosperitetin e vendit. Gjeni një vend në BE që nuk jep subvencion nafte, ose damkosni kreun tuaj”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




