Berisha në SHBA, takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas

Politikë | 2 muaj më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas.

Në fokus të takimit ishte bashkëbisedimi me shqiptaro-amerikanët që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, ndërsa Berisha ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe mikpritjen e komunitetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehu mirënjohjen për takimin, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë me komunitetin shqiptar në Teksas.

“Falënderim të përzemërt për këtë takim të shkëlqyer me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas!”, shkruan Berisha.

Takimi vjen në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA, ku ai po zhvillon një sërë takimesh me komunitetin shqiptar dhe përfaqësues të politikës amerikane. Vizita e tij përkon me pjesëmarrjen në aktivitetet e lidhura me zgjedhjet midterm të Partisë Republikane në SHBA.

Berisha ka theksuar në vijimësi rëndësinë e marrëdhënieve me diasporën shqiptare, ndërsa takimet me komunitetet shqiptare në SHBA shërbejnë edhe si një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe raportet shqiptaro-amerikane.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme