Berisha për arrestimin e Agasit: Ishte e negociuar

Edhe pse arrestimi i Ergys Agasit konsiderohet nga Sali Berisha si i negociuar, kryedemokrati e vlerëson këtë zhvillim dhe kërkon që në proces të përfshihen edhe agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Sipas Berishës, veprimtaria kriminale e Agasit ka cenuar edhe sigurinë e vendeve anëtare të NATO-s.
“Nallanet, pantallonat e shkurtra, polici në timon, të gjitha këto flasin më shumë se për çdo gjë tjetër, për një arrestim të negociuar. I bëj thirrje Europolit, Eurojust-it të monitorojnë me seriozitetin më të madh këtë proces. Ata kanë legjitimitet të plotë, sepse veprimet e Ergys Agasit janë bërë edhe në dëm të shtetasve të tyre në territorin e Shqipërisë. Dorëheqje urgjente të Edi Ramës, s’është gjë tjetër veçse një Agas në karrigen e kryeministrit”, u shpreh ai.
Kryedemokrati deklaroi gjithashtu se, sipas tij, prokuroria disponon materiale komprometuese, përfshirë foto dhe video që pretendohet se janë regjistruar nga vetë Agasi në zyrën e tij.
“I them Edi Ramës, e sfidoj të dalë e të zotohet. Nuk është ai personazhi aty? Të bëjë të zotohet që, sipas burimeve”, tha Berisha.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




