Berisha: Zgjedhjet e 11 majit nuk do njihen kurrë, farsat nuk fitohen nga opozita

Politikë | 1 vit më parë

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur i prerë kur ka deklaruar sot në konferencë për media se nuk do e njohë kurrë rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit,

Ai akuzoi mazhorancën se ka fituar zgjedhjet përmes manipulimit e blerjes së votës.

“Unë edhe njëherë deklaroj se këto zgjedhje kurrë nuk do njihen dhe se ata, të cilët përpiqen t’u shesin shqiptarëve krimin si sukses elektoral, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rreshtojnë veten me kartelet, me Edi Ramën dhe me të gjithë autorët e farsës më të shëmtuar elektorale të majit 2025”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit theksoi ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarëqë të luftojnë për votën e tyre.  Ai shprehu gatishmërinë për udhëheqjen e betejsës, që sipas kryedemorkatit, do t’i çojë në fitoren e votës së lirë.

“Absolutisht i gatshëm ta udhëheq betejën gjer në fitore dhe me shembullin personal, t’u rikthej shqiptarëve votën e lirë.

Nuk përjashtohet asnjë variant.

Farsa nuk fitohet kurrë nga opozita.

Ka dy rrugë. Ka një rrugë, bojkoti i zgjedhjeve. Në qoftë se ju lexoni rezolutën e 30 prillit, të votuar nga 82 parti politike të qendrës së djathtë të Europës, parti që qeverisin Europën sot, aty është e qartë se 11 Maji do jetë një farsë, sepse Edi Rama gjatë fushatës po blinte vota me lekë, po blinte vota me kanabis, po blinte vota me prokurime, po blinte vota me punësime.

Rruga tjetër është rruga që ndjekim ne. Rruga në të cilin ne marrim pjesë në proces, paraqesim të gjitha dokumentet e vërteta që ishte farsë dhe ftojmë shqiptarët të luftojnë për votën e tyre”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme