Berlusconi flet nga spitali: Është e vështirë, por do t’ia dal si gjithmonë

48 orë pasi u shtrua në spital, Silvio Berlusconi kërkoi të fliste me drejorin e gazetës Il Giornale.
“Është e vështirë, por do t’ia dalë edhe kësaj radhe. Kam arritur të kem sukses edhe në situata të tjera të vështira dhe delikate”, citohet të jetë shprehur ish kryeministri italian.
“Toni i presidentit, padyshim, nuk është i njëjtë si gjithmonë, por zëri ishte i fortë dhe dëshira për të folur e madhe. Ai nuk është i ri, por ka shpirtin e luftëtarit, “ tha redaktori Augusto Minzolini ndërsa shtoi se ai më përshëndeti me mirësjellje si zakonisht dhe fjalia e parë që tha ishte në formën e një premtimi”, tha Minzolini.
86-vjeçari, lider i ‘Forza Italia’ ka kaluar natën e dytë në repartin e terapisë intensive në spitalin San Raffaelo në Milano ku u shtrua të mërkurën, dhe po trajtohet për një infeksion në mushkëri si dhe leçeminë. “Jemi më të lehtësuar, ka një përmirësim! Ne kemi besim!’ tha vëllai i tij Paolo Berlusconi, i cili po i qëndron pranë.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




