Besa-Dinamo dhe Vora-Iliria, në RTSH

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Kategoria e Parë dhe e dytë përsëri do të jetë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Bëhet fjalë për javën e dhjetë në Kategorinë e Parë dhe të tetën në Kategorinë e Dytë.

Në RTSH Sport do të transmetohet Besa-Dinamo(Kategorinë e Parë), të shtunën duke nisur nga ora 13:00 dhe do të luhet në stadiumin e Peqinit. Ndërkohë, që në Kategorinë e Dytë, kjo në grupin A, është përzgjedhur Vora-Iliria dhe do të transmetohet në RTSH 3 duke nisur nga ora 13:00.

Kategoria e Parë në fakt është e shtrirë të shtunën, të dielën dhe të hënën. Kurse Kategoria e Dytë, luan ndeshjet e grupit A të shtunën dhe të dielën ato të grupit B.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme