Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën e Madhe, simbolin e ringjalljes dhe shpresës

Besimtarët e krishterë katolikë në mbarë vendin kremtojnë sot, më 4 prill, festën e shenjtë të Pashkës, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen.
Në këtë ditë të veçantë, qindra qytetarë janë mbledhur në katedralen “Shën Pali” në kryeqytet , duke mbajtur në duar qirinj lutjeje, që përfaqësojnë dritën e përjetshme dhe besimin në shpresë. Atmosfera është e mbushur me solemnitet dhe përkushtim shpirtëror, ndërsa mesazhet e paqes, dashurisë dhe faljes përcillen tek të gjithë besimtarët.
Një nga simbolet më karakteristike të kësaj feste mbetet veza e kuqe, e cila përfaqëson jetën e re dhe ringjalljen. Familjet mblidhen pranë njëra-tjetrës për të ndarë këtë moment të rëndësishëm, duke ruajtur traditat dhe vlerat shpirtërore që përcjell kjo festë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




