Biden: Vetëm Zoti i Plotfuqishëm mund të më bindë të largohem nga gara presidenciale

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka thënë se vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta bindë atë që t’i japë fund garës së tij për rizgjedhje, teksa dha një intervistë të rrallë në primetime në një përpjekje për të qetësuar shqetësimin e demokratëve për kandidaturën e tij.
Biden refuzoi gjithashtu të bënte një test njohës dhe t’i bënte rezultatet publike në mënyrë që të siguronte votuesit se ai është i aftë për të shërbyer një mandat tjetër.
“Unë kam një test kognitiv çdo ditë. Çdo ditë e kam atë test, gjithçka që bëj është një test,” tha ai.
81-vjeçari e kundërshtoi edhe një herë idenë, e transmetuar nga disa zyrtarë dhe donatorë demokratë, se ai duhet të qëndrojë mënjanë për një alternativë më të re pas debatit të tij me Donald Trump javën e kaluar.
“Unë nuk mendoj se dikush është më i kualifikuar për të qenë president ose për të fituar këtë garë se unë,” tha Biden, duke fajësuar për performancën e tij të dobët javën e kaluar lodhjen dhe një “ftohje të keqe”.
Intervista vjen në një moment kritik për fushatën e tij, me donatorët dhe aleatët demokratë që po mendojnë nëse do të qëndrojnë me të.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



