Biden zgjeron listën e zezë të kompanive kineze me lidhje të dyshuara ushtarake

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i SHBA, Joe Biden po shtrëngon më tej kufizimet ndaj kompanive kineze me lidhje të dyshuara me ushtrinë kineze.

Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv dje që ndalon amerikanët të blejnë ose shesin letra me vlerë të tregtuara nga 59 kompani kineze, që nga 2 gushti.

Qeveria kineze protestoi për planet edhe para njoftimit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin tha se SHBA ka injoruar faktet dhe duhet të “korrigjojë gabimet e saj”.

Masa bazohet në një urdhër ekzekutiv të lëshuar nga paraardhësi i Biden, Donald Trump, në nëntor të vitit 2020, që vendosi në listën e zezë më shumë se 50 kompani kineze me lidhje ushtarake të dyshuara.

Urdhri i Biden tani përfshin kompanitë që SHBA akuzon për përdorimin e teknologjisë së mbikëqyrjes që lehtëson shkeljet e të drejtave të njeriut.

Shtëpia e Bardhë tha se urdhri “lejon SHBA të ndalojë në mënyrë të shënjestruar investimet e SHBA në kompanitë kineze që dëmtojnë sigurinë ose vlerat demokratike të SHBA dhe aleatëve tanë”. /ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme