Bie prodhimi i gështenjës në Reç, shkak grerëza që ka prekur prej vitesh pyllin

Sociale | 2 vite më parë

Masivi i gështenjave në fshatin Reç në Malësi të Madhe po kërcënohet nga një insekt i cili i ka prekur prej disa vitesh,  duke rrezikuar kështu një katastrofë ekonomike dhe mjedisore për banorët e zonës.

Banorët theksojnë që edhe grumbulluesit e gështenjave kanë ulur çmimin.

Grerëza e gështenjës prej vitesh ka shkaktuar dëme të mëdha në masivet e gështenjës në veriun të vendit e veçanërisht në zonën e Malësisë së Madhe.

Prej 4 vitesh Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë një aksion për luftimin e saj në mënyrë biologjike.

Gazetar: L. Kadija

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme