“Bild” tregon shifrat e sakta të yjeve të larguar nga Dortmundi

Gjermani | 2 vite më parë

Sipas tabloidit gjerman “Bild” Borussia e Dortmund ka fituar shifra të çmendura duke shitur yjet e saj. Gazeta në fjalë ka bërë me dije vetëm nga shitja e Dembélé ka përfituar plot 148 milionë euro. Në 2017-ën klubi gjerman mori plot 105 milionë euro ndërsa në vitet pasardhës Barcelona ka kaluar edhe 42-43 milionë euro në fomrë bonusesh, të cilët ishin shumë thejshtë të arritshëm.

Për shitjen e Bellingham ekipi gjerman ka përfituar 103 milionë euro. Ndërsa kësaj shifra i janë shtuar edhe 10 milionë euro të tjera pasi Reali fitoi La Ligën dhe Champions-in.  

Pak vite më pas arkat e Borussia-s u pasuruan edhe nga shitja e Haaland, i cili kishte një klauzolë prej 60 milionë eurosh.

Ndërsa për tu vlerësuar ishte edhe shitja e Niclas Füllkrug, i cili braktisi “Signal Iduna Park” me destinacion West Ham për 27 milionë euro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme