”Biznesi tekstil në Shqipëri” – Projekt nga universiteti ”Eqrem Çabej” për prodhimin dhe sigurinë

Sociale | 2 vite më parë

Universiteti “Eqrem Çabej” vazhdon të jetë aktiv me projekte që i vijnë në ndihmë rajonit jugor në fusha të ndryshme. Në proces është edhe projekti me titull “Përmirësimi i eficencës së prodhimit dhe sigurisë së punëtorëve në industrinë tekstile”. Qëllimet sipas drejtueses së projektit Eduina Guga shtrihen në dy drejtime.

“I jepet shumë rëndësi nivelit të sigurisë të punësuarve të ketë industri të cilën e trajtojmë në disa aspekte. Faza e dytë e projektit ka të bëj me rritjen e eficencës së prodhimit ku synohet që të përmirësohen disa procese prodhimi”, u shpreh Eduina Guga, Drejtuese e projektit.

Bazuar në një studim të kryer në prej bizneseve tekstil, ,ndër bizneset me  numrin më të lartë të të punësuarve është  hartuar një protokoll i plotë me qëllim rritjen e sigurisë së të punësuarve dhe mund të adoptohet nga gjithë kompanitë e tjera që operojnë në industrinë e tekstileve që duan të ofrojnë më të mirën për të punësuarit e tyre.

Laert Karanxha, administrator i kompanisë bashkëpunuese vlerëson zhvillimin e projekteve të tilla duke u shprehur se disa nga pikat e këtij protokolli do të bëhen pjesë e protokollit të kompanisë së tij me aktivitet 34 vjeçar.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga agjencia kombëtare e kërkimit shkencor dhe inovacionit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme