Bllokohen bisedimet e marrëveshjes së investimeve BE-Kinë

Bisedimet midis BE dhe Kinës kanë ngecur në lidhje me një marrëveshje investimesh që duket se ishte në fazën e saj të fundit.
Marrëveshja e investimeve BE-Kinë, e cila ka qenë në përgatitje për shtatë vjet, do të siguronte që kompanitë europiane në Kinë të mund të konkurrojnë me firmat vendase në një bazë të barabartë.
Kjo gjithashtu do të mbrojë hyrjen e kompanive kineze në tregjet europiane.
”Kina ka bërë lëshime të reja për kompanitë europiane për të hyrë në tregun e saj, por shumë ndryshime mbeten ende”, sipas draftit të fundit.
Të dy palët synuan të paktën një marrëveshje themelore deri në fund të vitit.
Nënpresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis dhe zëvendëskryeministri kinez, Liu kishin planifikuar fillimisht të sheshonin pikat e mbetura të mosmarrëveshjeve, por bisedimet e tyre të nivelit të lartë janë shtyrë deri pas Krishtlindjeve.
Ndërkohë, çështja e mprehtë e diskriminimit ndaj kompanive europiane në prokurimin publik në Kinë është zgjidhur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




