Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Aktualitet | 2 muaj më parë

Për të tretën ditë, qytetarët në Gjykatën e Fierit i gjetën dyer të mbyllura. Nuk kryen dot asnjë veprim, përveç atyre që patën seanca për masë sigurie, urdhra mbrojtjeje dhe ato me karakter të veçantë.

“Me gjykatat është shumë, shumë e disfavorshme për popullin, pasi shtyrja e një seance është më shumë kosto si për qytetarin, si për gjykatën, si për sistemin në tërësi, pasi mbartja e dosjeve është shumë, shumë e madhe”, tha Ervis Hajdarmataj.

“Është një kontradiktë që besoj se do zgjidhet shumë shpejt, edhe pse është e dëmshme si për ne dhe për qytetarët, por është një që ne nuk e as e dëshirojmë, as e përshpejtojmë dot”, tha avokat Kastriot Dyrmishaj.

Edhe në Vlorë, për të tretën ditë, askush nuk arriti të marrë shërbim. Për shërbime civile qytetarëve u është dhënë e hëna si afat.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, seancat gjyqësore u zhvilluan sipas planifikimit, ndërsa sporteli i shërbimeve për veprime me qytetarët punoi vetëm 90 minuta. Në gjykatat e tjera të vendit nuk pati ndërprerje të punës.

Gazetare: L. Roshi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme