SHBA-Rusi-Ukrainë takim trepalësh në nëntor, Zelensky: Gati për diskutime, Kremlini: Nuk ndalim sulmet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beri të ditur se mundësia e mbajtjes së një takimi në një format trepalësh në nivelin e udhëheqësve mund të cilësohet një rezultat i rëndësishëm i bisedimeve të paralajmëruara për në nëntor me ndërmjetësimin e SHBA-së.
Sipas tij, çështjet e territorit, që Kievi i cilëson vijë të kuqe në bisedime, mund të diskutohet vetëm në një takim të tillë. “Jemi të gatshëm të flasim. Nëse është një çështje territoriale, ajo duhet të adresohet në nivel udhëheqësish.
Çështjet e tjera bien në kompetencën e grupeve teknike. E gjithë kjo mund të diskutohet në nëntor”- deklaroi Zelensky në një intervistë për mediat vendase. Ndërkohë Kremlinit tha se Moska nuk do të reduktojë sulmet ndaj Ukrainës, edhe pse dy vendet po përgatiten të rifillojnë bisedimet me ndërmjetësimin e SHBA-së muajin e ardhshëm.
“Vendimi për të rifilluar bisedimet trepalëshe nuk nënkupton ndonjë kufizim në operacionet luftarake. Ushtria jonë do të vazhdojë sulmet masive ndaj kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës”- theksoi zëdhënësi Dmitri Peskov.
Ai u shpreh se Rusia është e hapur për armëpushime humanitare afatshkurtra përgjatë vijës së frontit, përpara një armëpushimi në qytetin e shkatërruar Oleshky, të pushtuar nga Rusia. Armëpushimi i përkohshëm i ndërmjetësuar nga Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump, në qytetin jugor të Ukrainës hyn në fuqi të martën, pasi banorët e tij prej muajsh po përballen me mungesa në ushqime, ujë dhe barna. I pyetur nëse Rusia do të shqyrtonte më shumë armëpushime lokale, Peskov u përgjigj, “Absolutisht po për qëllime humanitare.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




