Bota e Formula 1 në zi: ka ndërruar jetë Max Mosley

Formula 1 | 5 vite më parë

Bota e Formula 1 vajton Max Mosley. Ish-drejtuesi britanik vdiq sot, e hënë 24 maj, në moshën 81 vjeç. Për dekada ai ishte një ikonë automobilistike, si dhe president i FIA-s me dorëheqjen e tij të mëvonshme në 2009 pas një skandali seksual. Së bashku me Bernie Ecclestone ai ka arritur të bëjë që F1 të rritet gjatë viteve dhe do të konsiderohet një figurë e rëndësishme në historinë e katër rrotave.

Një nga të parët që komentoi mbi tragjedinë ishte vetë Ecclestone, siç raportohet nga BBC: “Për mua është si të humbasësh një anëtar të familjes, një vëlla. Ai bëri shumë gjëra të mira. Jo vetëm për motorsport, por edhe për industrinë e automobilave. Ai ishte shumë i mirë në ndërtimin e makinave të sigurta”, fjalët e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme