Botërori 2026/ Bosnje&Hercegovinë-Itali futbolli kalon në plan të dytë, shtypi akuzon: Një ushtar i EUFOR-it po filmonte stërvitjen!

Ndeshja mes Italisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës premton surpriza. Festa e italianëve kur mësuan se rivalët e tyre të radhës nuk do të ishte Uellsi apo edhe kushtet e vështira atmosferike në “Bilino Polje” nuk janë asgjë pas akuzave më të fundit të ngritura nga shtypi boshnjak.
Sipas “sportsport.ba” Italia është gati të bëjë gjithçka për të kaluar për më tej. Portali shpjegon se në Butmir, gjatë një seancëe stërvitore të skuadrës të drejtuar nga Barbarez, një ushtar i EUFOR-it po filmonte stërvitjen e ekipit kombëtar.
“Sipas informacionit të konfirmuar nga kampi ynë, ushtari italian qëndroi pranë gardhit dhe filmoi atë që po ndodhte gjatë seancës stërvitore të Sergej Barbarez me celularin e tij. Forcat e sigurisë e kuptuan shpejt dhe e ndaluan”, shkruan “sportsport.ba”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




