Botërori 2027 për vajza/ Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në ndeshjen Spanjë-Islandë

Emanuela Rusta do të drejtojë një tjetër ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. 32-vjeçarja do të jetë arbitre kryesore në sfidën Spanjë-Islandë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për vajza, ndeshje që do të luhet më 3 mars në orën 19:00.
Mirjeta Salla dhe anglezja Nicoleta Ramona Bria do të jenë asistentet e Rustës, ndërsa Kejsi Tafili do të jetë gjyqtare e katërt e ndeshjes.
Një tjetër vlerësim për Rustën dhe për të gjithë arbitrat shqiptarë, që tashmë gjykojnë thuajse çdo javë ndeshje ndërkombëtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



