Botërori, Premier kundër Argjentinës: refuzimi që do të shkaktojë

Klubet e Premier League refuzojnë kërkesën e Federatës Argjentinase e cila kishte avancuar kërkesën për të pasur lojtarët e tyre paraprakisht për Botërorin. Zyrtarët anglezë hedhin poshtë mundësinë e përjashtimit të lojtarëve nga turi i fundit i Premier League para fillimit të Botërorit të Katarit.
Mosmarrëveshja vjen direkt nga Anglia ku – sipas Sportsmail – një klub mori kërkesën e AFA-s duke kërkuar që të lirohej lojtari paraprakisht në funksion të turneut të planifikuar në Katar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Por klubi në fjalë ka informuar skuadrat e tjera të Premier League që synojnë të bashkojnë forcat kundër kërkesës së federatës argjentinase.
Të paktën pesë lojtarë të Premier League do të jenë gati për të marrë ftesën për Kupën e Botës së ardhshme. Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez, qendërmbrojtësit e Tottenhamit, Cristian Romero dhe Lisandro Martinez i Manchester United, mesfushori i Brighton, Alexis Mac Allister dhe sulmuesi i Manchester City, Julian Alvarez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



