Botohet “Antologji e Gazetarisë Shqiptare (1913-1915), qindra artikuj dhe publikime shohin sërish dritën e botimit

110 vjetorit i ngritjes se flamurit ka bërë bashkë Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë dhe Shtëpinë Botuese Saraçi, të cilët kanë promovuar librin “Antologji e Gazetarisë Shqiptare (1913-1915)”, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Ky botim pasqyron rrugëtimin e gazetarisë sonë kombëtare ne vitet e para te themelimit te shtetit shqiptar.
Libri vjen si një përmbledhje artikujsh gazetareske dhe është një dëshmi e emanacipimit shoqëror të intelektualeve shqiptare të fillimin e shekullit të 20.
Pasuria dhe larmia e shkrimeve na sjell informacion rreth ngjarjeve më të rëndësishme të kohës ne qytetet kryesore shqiptare si: Elbasan, Vlorë, Janine, Manastir, Shkodër, Korçë etj.
Ky botim voluminoz përmban 86 autore bibliografike dhe është një pasqyrim autentik i figurave historike te kohës. Lexuesi do te mund te gjeje shkrime te gazetarëve dhe publicistëve të kohës, si: Mustafa Qulli, Faik Konica, Terenc Toci, Haki Glina, Fan Noli, Gjergj Fishta, Asdreni.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




