“Boxing Day” i hidhur për emrat e mëdhenj, Chelsea e Tottenham

Në Boxing Day të Premier League, emrat e mëdhenj bien. Humbje e rëndë për Chelsean, i cili upërmbys në limite, 2-1 në Stamford Bridge në derbin kundër Fulham. Skuadra e Maresca-s e nisi mjaft mirë dhe në minutën e 16-të kaloi në avantazh me Palmer. Fulham shfaqet më energjik në pjesën e dytë dhe në minutën e 82-të vendos barazpeshën me Ëilson. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, Rodrigo Muniz 95’ shënon golin e fitores për miqtë. Fulham fiton 2-1 dhe ngjitet në 28 pikë në renditje, Chelsea mbetet me 35 pikë.
Një tjetër humbje katastrofike për Tottenham, 1-0 në fushën e Nottingham Forest. Vendasit kaluan në avantazh me anë të Elanga në minutën e 28-të, pavarësisht epërsisë në lojë nga ana e Spurs. Nottingham menaxhon epërsinë dhe merr në shtëpi fitoren, duke u ngjitur në 34 pikë në renditje. Tottenham ngec në 23 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




