Brazil, futbollisti i Vasco da Gamës hetohet për trafik droge dhe armësh

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Sulmuesi i ekipit të Serie A braziliane, Vasco da Gama, David Correa, i njohur si DVD, është midis atyre që janë nën hetim në një operacion policor që synon një grup të akuzuar për trafik droge dhe armësh, pastrim parash dhe lidhje me një organizatë kriminale që vepron në shtete të shumta.

Mediat lokale raportuan se autoritetet ekzekutuan tre urdhër-bastisje në Rio de Janeiro, duke përfshirë një në shtëpinë e lojtarit dhe një në qendrën stërvitore të Vascos. Klubi deklaroi se po “bashkëpunon me autoritetet” dhe pret përfundimin e hetimit.

Katër urdhër-arreste shtesë dhe 15 urdhër-bastisje janë ekzekutuar në shtetet Espirito Santo, Goias, São Paulo dhe Distrikti Federal. Hetimi gjithashtu ka të bëjë me lidhjet e mundshme midis grupit kriminal dhe atletëve profesionistw dhe biznesmenëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme