Brazil, nis largimi i trupave prej aeroplanit të rrëzuar

Botë | 2 vite më parë

Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve që humbën jetën nga aeroplani i rrëzuar të premten në Sao Paolo.

Guvernatori i San Paolos, ka thënë se trupat e të paktën 21 personave janë nxjerrë, dhe të gjithë janë dërguar në morgun policor.

Kompania rajonale e fluturimeve, Voepass, ka thënë se në aeroplan kanë qenë 57 pasagjerë dhe katër anëtarë të bordit, mirëpo të shtunën kompania ka thënë se shifra totale e viktimave është 62.

Pozicioni i trupave të vdekur, karakteristikat fizike, dokumentet, dhe të gjitha gjërat tjera, sikurse telefonat, janë duke u përdorur për identifikim, ka thënë zjarrfikësi, Maycon Cristo, në zonën e incidentit.

Familjarët e vikamave janë nisur për në Sao Paolo për të ndihmuar në identifikim.

Aeroplani ishte nisur prej Kaskavelit për në San Paolo, dhe është rrëzuar në qytezën Vinhedo, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Sao Paolos.

Kompania franko-italiane, ATR, e cila është në proncësi të gjigantëve Airbus dhe Leononardo, është prodhuese e aeroplanëve të llojit që është rrëzuar.

ATR ka thënë të premten për agjencinë e lajmeve Reuters se, specialistët janë “tërësisht të angazhuar” në hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit.

Sipas REL

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme